Tre emra në merkaton e Real Madridit, më i kushtueshmi vlen 90 mln euro

Tre emra në merkaton e Real Madridit, më i kushtueshmi vlen 90 mln euro

14 Maj 2025 17:43 Telesport Real Madrid ka disa javë që ka nisur punën për merkaton e verës. Klubi madrilen ka disa emra në mendje, por tre prej tyre janë më të mundshmit. Alvaro Carreras pritet të rikthehet te Los Blancos në krahun e majtë të mbrojtjes. Ai ka qenë lojtar i akademisë madrilene. Dean Huijsen, ndërkohë, po kërkohet me ngulm nga Real Madrid. Ai është spanjoll dhe në qendër të mbrojtjes Perez vazhdimisht ka kërkuar për një spanjoll. William Saliba mbetetet ëndrra e madhe, por kushton shumë, 80-90 mln euro. Vështirë të ndodhë, por Perez e ka në mendje.
Burimi: Telesport.al