Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Trazirat në Milano gjatë fundjavës, çfarë dënimesh rrezikojnë 34 të miturit e arrestuar

Pamjet e së shtunës dhe të së dielës, më 17 dhe 18 tetor, në Milano kanë bërë xhiron e Italisë dhe Evropës. Një grup të rinjsh që sulmuan rrugët e qendrës së qytetit, duke shkatërruar dhe grabitur disa biznese, kanë përfunduar të shoqëruar nga policia. Në përfundim të dy ditëve të trazirave, 271 persona u shoqëruan në komisariat, nga të cilët 220 ishin të mitur. Për 11 të rritur u kërkua masa e burgimit, ndërsa për 34 të mitur u konfirmua arresti. Akuzat ndaj personave të përfshirë janë shkatërrimi dhe grabitja, si dhe rezistenca ndaj punonjësve të policisë me rrethana rënduese. Sipas legjislacionit italian, për veprën penale të shkatërrimit dhe grabitjes parashikohet dënimi me burg nga 8 deri në 15 vjet, me mundësi rritjeje të...