“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

Shqipëria po fiton vëmendjen e industrisë britanike të udhëtimeve, si një nga destinacionet që mund të tërheqë më shumë turistë në vitin 2027, shkruan media online amerikane e specializuar në udhëtime dhe turizëm “Travel Noir”. Vlerësimi vjen nga “Advantage Travel Partnership”, rrjeti më i madh në Britaninë e Madhe i bizneseve të pavarura të udhëtimit, i cili e ka veçuar Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë vitit të ardhshëm. Sipas të dhënave dhe vlerësimit të “Advantage”, interesi për Shqipërinë lidhet veçanërisht me plazhet, kohën relativisht të shkurtër të fluturimit nga Britania e Madhe dhe kostot e pushimeve verore. Shqipëria ofron një kombinim të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit, qyteteve historike, zonave malore dhe peizazheve natyrore, duke krijuar mundësi për pushime në plazh, udhëtime kulturore dhe...