Trauma, përralla dhe etika e përfaqësimit në romanin “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”
Nga Sarë Gjergji 1. Përralla pas fundit të pafajësisë Romani Kësulëkuqja, përrallë për të rritur i Ag Apollonit i reziston një leximi të vetëm. Ai mund të lexohet si rishkrim i një përralle të njohur, si roman mbi luftën dhe pasluftën, si tekst metafiksional, si rrëfim mbi dhunën seksuale, por edhe si reflektim mbi vetë mundësinë dhe përgjegjësinë e letërsisë për ta përfaqësuar dhimbjen e tjetrit. Rëndësia e veprës nuk qëndron vetëm në bashkëjetesën e këtyre temave. Më vendimtare është mënyra se si ato lidhen me strukturën e romanit, deri në atë pikë sa forma bëhet pjesë e argumentit etik të tij. Që në titull, Apolloni aktivizon një figurë të ngulitur thellë në imagjinatën kulturore evropiane: Kësulëkuqen. Por sintagma “përrallë për të rritur” e çrregullon...
Burimi:
kultplus.com