Transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit dhe i heq patentën shqiptarit

Transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit dhe i heq patentën shqiptarit

  Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia Rrugore italiane pasi transportonte dy automjete drejt Shqipërisë, duke përdorur një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve. Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët e Policisë Rrugore të Forlì-t ndaluan mjetin për kontroll. Ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë ishte konfigurimi i pazakontë i transportit. Kamioni ishte i pajisur për transport izotermik të ushqimeve të ftohta, por në rimorkio kishte ngarkuar një automjet tip SUV dhe një makinë tip station ëagon, të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri. Gjatë kontrollit, policia konstatoi se drejtuesi nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve. Për më tepër, 26-vjeçari drejtonte mjetin pa pasur kategorinë e duhur të...