Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan
👁5107
Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan pasi u kap duke transportuar 3 persona nga Palestina, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Policia sekuestroi makinën e Drisel Biçakut dhe 2 celularë si provë materiale. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar...