Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Gjirokastër dy të rinj nga Bulqiza

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Gjirokastër dy të rinj nga Bulqiza

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar katër emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë. Policia ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar, “Long Wait”, janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.  Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Long Wait”. U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar,...