Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! NCA, prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul
👁7334
Katër burra janë akuzuar për kontrabandimin e kokainës përmes aeroportit të Manchesterit, pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Të pandehurit, të cilët u akuzuan mbrëmë, do të dalin sot para Gjykatës së Mançesterit. Ata janë: Dale Hosker, 49 vjeç, nga Palatine Road, Bury; Dale Creen, 34 vjeç, nga Mere Fold, Worsley; Elton Hallaçi, 31 vjeç, shtetas shqiptar nga Adlam Road, Liverpool; Artur Iseberi, 27 vjeç, gjithashtu shqiptar, nga Aintree Lane, Liverpool. Veprat penale i atribuohen muajit maj të vitit 2024. Gjithashtu, dy persona të tjerë të arrestuar dje u liruan me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë....