Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Transparency International shpreh shqetësim për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve
👁2904
Organizata ndërkombëtare Transparency International ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që ka të bëjë me bashkëpunim në fushën e turizmit dhe investimit në sektorin e patundshmërisë. “Nenet e kësaj marrëveshjeje shkaktojnë probleme serioze që mund të rrezikojnë procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, veçmas lidhur me kapitullin e prokurimit publik”, tha dega evropiane e Transparency International përmes një deklarate. Qeveria e Malit të Zi planifikon që t’i mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit të ardhshëm dhe të anëtarësohet në BE më...