Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Transformimi i rrugës Shirokë–Zogaj, ja kur pritet të përfundojnë punimet
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transformimi të thellë, duke kaluar nga një aks i amortizuar në një rrugë moderne dhe të sigurt për qarkullim. Investimi prej 4.7 milionë euro nga buxheti i shtetit parashikohet të përfundojë më 2 tetor 2025 dhe synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonën përreth liqenit të Shkodrës. Sipas autoriteteve, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Janë realizuar thuajse të gjitha gërmimet dhe mbushjet përgjatë gjatësisë së rrugës, ndërsa mbi 80% e strukturave mbajtëse janë drejt përfundimit. Aktualisht, traseja është e hapur në rreth 90% të gjatësisë, duke lehtësuar qarkullimin...