No Image Available

Transferimi i Veliajt në Fier, PS dhe PD bashkohen në Këshillin Bashkiak: Teliti dhe Valteri reagojnë

Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e aplikuesve prej 1500 personash, të shpallur fitues për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit u diskutua po ashtu në Këshillin Bashkiak, ku demokratët dhe socialistët u bënë bashkë duke shprehur kundërshtinë dhe kërkuan transparencë për mënyrën se si kryebashkiaku u trajtua. Halit Valteri u shpreh se “asnjë masë paraburgimi nuk duhet të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor”. “Transferimi dhe kushtet e mbajtjes së Veliajt, kërkoj mirëkuptim, ta shtrojmë këtë diskutim në Këshillin Bashkiak. Shqetësim për transferimin e papritur dhe kushtet e...