Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ka kthyer përgjigje dy drejtuesve të të dy komisioneve, Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafës, lidhur me transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se ministri Gogu është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin e transferimit të papritur të Veliajt nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndroi nga shkurti i 2025-ës, në atë të Fierit. Ministri po ashtu ka vënë në dukje se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është përgjegjëse direkte sipas ligjit për transferimin e të paraburgosurve apo të dënuarve. Ditën e djeshme, kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, dhe ai i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, iu drejtuan me një shkresë zyrtare...