Transferimi i Brojës te klubi i Premier League, zbulohet shuma që Chelsea përfitoi nga shitja e sulmuesit shqiptar

Transferimi i Brojës te klubi i Premier League, zbulohet shuma që Chelsea përfitoi nga shitja e sulmuesit shqiptar

Armando Broja është shumë pranë një tjetër kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit nga “BBC Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në prag të një transferimi të përhershëm te Burnley, me një marrëveshje që kap vlerën e 20 milionë paundëve. Pas një periudhe jo të lehtë me dëmtime te Everton, ku u huazua nga Chelsea, Broja duket i vendosur të rilindë karrierën e tij në Premier League. Burnley, që ka nisur një merkato agresive këtë verë, ka vendosur të investojë fuqishëm te 23-vjeçari, duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare dhe një projekt ku ai pritet...