Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë, BE gjobit me 530 mln euro TikTok
👁12450
ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë. Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), i cili është autoriteti kryesor mbikëqyrës i TikTok në Evropë, zbuloi se kompania nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar agjencitë shtetërore kineze nga qasja në të dhënat e qytetarëve të BE-së. Sipas DPC, TikTok pranoi në prill se të dhënat e përdoruesve evropianë ruheshin në serverat kinezë, një përgënjeshtrim i deklaratave të saj të mëparshme ndaj autoriteteve. TikTok ka një...