Trajneri i kombëtares serbe Dragan Stojkoviç: Ishte atmosferë fantastike në stadium!

Trajneri i kombëtares serbe Dragan Stojkoviç: Ishte atmosferë fantastike në stadium!

Trajneri i kombëtares serbe Dragan Stojkoviç, kishte një tjetër mendim nga mediat serbe të cilat shkruanin për ndeshjen se ishte një tmerr për jetën e futbollistëve serbë. Ai do të dëshironte që atmosfera e përjetuar në Tiranë të përsëritej edhe në Beograd. “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër! Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai.
Burimi: Kohajone.com