Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjike/ Ylli i Liverpulit vdes në një aksident me makinë, ishte martuar 10 ditë më parë
Diogo Jota , sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit dhe ekipit kombëtar portugez, vdiq tragjikisht këtë mëngjes në një aksident me makinë në provincën e Zamorës, Spanjë. Incidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë Palacios de Sanabria. Jota po udhëtonte me vëllanë e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist, kur makina në të cilën ndodheshin doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Flakët përfshiu automjetin dhe u përhapën në bimësinë përreth. Shërbimet e emergjencës, të njoftuara nga disa dëshmitarë, nuk mundën të bënin asgjë. Lajmi, i raportuar nga Marca , ka tronditur botën e futbollit, e cila po mban zi për vdekjen...