Burimi:
Sot.com.al

Tragjike/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër, bie në pranga pronari i hotelit
👁9044
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare. Bëhet e ditur se 59-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini. Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë. Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë arrestuar pronarin e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Ndërkohë po vijojnë...