TRAGJIKE – Qëllon nga pakujdesia gjatë gjuetisë ndaj 29- vjeçarit, ndërron jetë në vendngjarje i riu…

TRAGJIKE – Qëllon nga pakujdesia gjatë gjuetisë ndaj 29- vjeçarit, ndërron jetë në vendngjarje i riu…

Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi Bledian Firi, 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin Edison Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.Shtetasi Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Post navigation