“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!
Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë rrëfyer momentet e frikës dhe panikut që përjetuan. Ata tregojnë se shpërthimi ishte tepër i fortë, ndërsa dëmet në ndërtesë janë të konsiderueshme. Një prej banorëve, i cili jeton në pallatin ngjitur, e përshkroi shpërthimin si një zhurmë të ngjashme me atë të një bombe. Banorët u shprehën: “Jetoj te pallati tjetër. Ishte një shpërthim shumë i madh, si bombë. Nuk e di nëse ka të lënduar”. “Shtëpinë e kam këtu afër. E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe. Erdhëm këtu dhe pamë se ajo ishte shembur. Nuk e dimë se çfarë ka qenë. Erdhi policia dhe zjarrfikëset. Ishte edhe vendi i ngushtë, ku nuk hyn dot asgjë”. “Ishte e tmerrshme,...
Burimi:
javanews.al