Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! Raportohet edhe për 8 të asfiksuar, por pa rrezik jete, për shkakun…
Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit. 83-vjeçarja që humbi jetën banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi. Pritet ende ndërhyrja në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Sipas ekipeve në vendngjarje, si pasojë e shpërthimit është shembur edhe tarraca e pallatit. Informohet se edhe 8 banorë pësuan asfiksi nga tymi në pallat dhe ndodhen në spital, por pa rrezik jete. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, duke shembur muret e apartamentit dhe një pjesë të shkallëve të pallatit. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e emergjencës nisën evakuimin e banorëve. Si pasojë e incidentit, tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar, ndërsa sipas informacioneve paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën. Në...
Burimi:
javanews.al