VIDEO – Arrestohet në Muriqan 56- vjeçari, kontrolli në makinën që drejtonte, i zbuloi 1 kg “mall” të fortë

VIDEO – Arrestohet në Muriqan 56- vjeçari, kontrolli në makinën që drejtonte, i zbuloi 1 kg “mall” të fortë

Si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunimi”, goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato doganore, bazuar në analizën e riskut, kaluan për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Renault”, që drejtohej nga 56-vjeçari A. H.Gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve,...