Erion Veliaj transferohet në spitalin e burgut
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka bërë me dije se kryebashkiaku i Tiranës është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë, e cila kërkon ende trajtim mjekësor dhe rikuperim. Përmes një reagimi pas takimit me Veliajn, Ndreca deklaron se prej afro dy javësh kanë kërkuar zyrtarisht kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e shërimit të frakturës, por deri më tani ai nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij. Avokati bëri të ditur gjithashtu se Veliaj i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shënuar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Sipas...
Burimi:
kohajone.com