Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe ka lënë katër të plagosur. Punëtorët e plagosur u transferuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri. Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin autonom fqinj të Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie. Një tjetër u dërgua në Cangas del Narcea, në rajonin e Asturias, me një dëmtim në kokë, shkruan Euronews. Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e...

Burimi: Top-Channel.tv