Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Në afërsi të Milotit, një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të dielë ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat. Nga informacionet paraprake, thuhet se i riu ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë për kërkimin e trupit. Pas disa minutash kërkimesh, trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji nga disa efektivë policie me ndihmën e banorëve të zonës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat...
Burimi: Opinion.al