Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjike në Itali/ Babai vret me thikë djalin 17-vjeçar dhe më pas godet edhe veten
👁13581
Një ngjarje e rëndë tronditi të martën fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë. Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo, shkruan Rai. Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta. Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase.