Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Itali! Babai ekzekuton me thikë djalin 17-vjeçar dhe më pas i jep fund jetës
👁5988
Një ngjarje e rëndë tronditi të martën fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë. Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo, shkruan Rai. Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta. Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase. Top Channel