Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike/ Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç. “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën. Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.