Tragjike/ 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, detajet e para

Tragjike/ 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, detajet e para

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Trupi është zbuluar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë. Viktima, me inicialet S.Y., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me vetëvarje. Sipas të dhënave paraprake, ai jetonte i vetëm dhe përballej me vështirësi ekonomike. Megjithatë, rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet. Trupi i pajetë është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.