No Image Available

17 EMIGRANTË NË NJË JAHT DREJT BRITANISË, SHQIPTARI PRANON FAJËSINË

Shtatëmbëdhjetë emigrantë, mes tyre një i mitur, po transportoheshin me një jaht nga Franca drejt Britanisë, kur autoritetet britanike ndërprenë udhëtimin pranë brigjeve të Dorset-it. Në drejtimin e mjetit ishte Eno Gajda, një peshkatar shqiptar 58-vjeçar, i cili më 26 tetor pranoi fajësinë për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm në gjykatën e Bournemouth-it. Sipas Agjencisë Kombëtare britanike të Krimit, masa e dënimit pritet të shpallet më 18 nëntor. NISJA NGA FRANCA, NDALIMI PRANË PORTLAND-IT Operacioni u zhvillua më 27 gusht. Jahti, rreth 12 metra i gjatë, ishte nisur nga Diélette në Francë dhe po lëvizte drejt zonës së Portland-it. Oficerët britanikë hipën në bord, arrestuan drejtuesin dhe shoqëruan mjetin në port. Prej tij zbritën 16 burra shqiptarë dhe një djalë i mitur. Pasagjerët iu nënshtruan...