VIDEO/ Bylykbashi: Rama refuzon listat 100% të hapura, PD kërkon reformë zgjedhore me konsensus
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar Edi Ramën se po refuzon hapjen 100% të listave zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor do që ti bëjë pa konsensusin e opozitës. I ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Bylykbashi tha se Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca mund ta bëjë vetë reformën, pavarësisht kërkesës së Bashkimit Europian që ajo të realizohet me konsensus. Bylykbashi theksoi se PD kërkon sistem proporcional kombëtar me lista të hapura dhe lista 100% të hapura për këshillat bashkiakë. Ai solli si argument qëndrimin e mazhorancës për ndryshimin e mënyrës së hartimit të listave për këshillat bashkiakë, ndërsa refuzon që qytetarët të kenë mundësi të votojnë lirisht për kandidatët, pavarësisht renditjes së tyre nga kryetarët apo...
Burimi:
syri.net