“Burri një muaj pa kimioterapi”/ Deklarata e trishtë e qytetares: Në Onkologjik nuk ka ilaçe
Një paciente e Spitalit Onkologjik ka rrëfyer gjatë protestës para Kryeministrisë vështirësitë me të cilat po përballet ajo dhe bashkëshorti i saj në luftën kundër kancerit, duke ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve dhe vonesat në kryerjen e ekzaminimeve. Në një intervistë për News24, me gazetarin Osman Stafa, gruaja tregoi se prej tre vitesh është paciente në Onkologjik, ku ka kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Ndërkohë, bashkëshorti i saj vuan nga kanceri në mushkëri dhe, sipas dëshmisë së saj, nuk ka mundur të vijojë kimioterapinë për shkak të mungesës së medikamentit Docetaxel. Ajo thotë se bashkëshorti duhej të kryente seancën e tretë të kimioterapisë, të planifikuar çdo 15 ditë, por trajtimi është ndërprerë që prej 28 shtatorit. Familja, sipas saj, është drejtuar pranë...
Burimi:
ntv.al