Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike/ 23-vjeçari shqiptar vdes në aksident, përplaset me pemën gjatë ndjekjes nga policia
Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Treviso të Italisë, pasi makina e tij doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur në përpjekje për t’u larguar nga kontrolli i policisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Gjatë kontrollit në vendin e aksidentit, policia italiane raportoi se pranë automjetit u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i...