Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedia nga përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekur, mes tyre 15 fëmijë, dhjetëra të zhdukur
Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën Teksasin Qendror, duke lënë të paktën 51 të vdekur, përfshirë 15 fëmijë. Zona më e prekur është qarku Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur nga një kamp i krishterë për të rinj, i vendosur pranë lumit Guadalupe. “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjendet personi i fundit,” u shpreh sherifi i Kerr County, Larry Leitha. Viktima janë regjistruar edhe në qarqe të tjera të shtetit, përfshirë Travis dhe Tom Green. Autoritetet kanë lëshuar...