Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedia në Teksas, shkon në 52 numri i viktimave. Vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, ndërsa po zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Siç raportojnë mediat e huaja, në Kerr County, që është zona më e prekur, autoritetet kanë konfirmuar se 43 persona kanë humbur jetën, përfshirë 15 fëmijë. Më shumë se 24 persona vijojnë të jenë të zhdukur, shumica prej tyre vajza që ndodheshin në kampin veror “Camp Mystic”. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka deklaruar se kampi dhe lumi pranë tij janë “shkatërruar në mënyrë të tmerrshme, si asnjëherë më parë nga ndonjë fatkeqësi natyrore”. Ai shtoi se uji...