Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia në Teksas me 24 viktima, vijon puna për gjetjen e 20 vajzave të zhdukura
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë goditur Qarkun Kerr në Teksas, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Mes viktimave është edhe Renee Smeistrala, një vajzë 9-vjeçare që po qëndronte në një kamp veror në zonë, humbja e së cilës është konfirmuar nga prindërit. Tragjedia ka përfshirë edhe të paktën 20 vajza të tjera, të cilat ndodheshin në të njëjtin kamp dhe rezultojnë ende të zhdukura. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në përpjekje për t’i gjetur, ndërsa frika për fatin e tyre po rritet nga ora në orë....