Tragjedia në Elbasan, kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi në pallat

Tragjedia në Elbasan, kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi në pallat

82-vjeçarja Hatixhe Berisha ELBASAN- Zonja që shihni në fotografi është 82-vjeçarja Hatixhe Berisha e cila humbi jetën pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat 5-katësh në Elbasan. E moshuara jetonte në banesë së bashku me djalin dhe familjen e tij. Në momentin e shpërthimit, i biri, sapo ka dëgjuar zhurmën e fuqishme është futur me nxitim në banesë për të nxjerrë familjarët. Fillimisht ka arritur të shpëtojë fëmijët e mitur dhe bashkëshorten. Por kur është kthyer për të nxjerrë edhe nënën e tij situata ishte përkeqësuar. Shkalla e pallatit ishte shembur duke i pamundësuar rikthimin në banesë dhe shpëtimin e 82vjeçares./ZËRI