Tragjedia e nëndetëses Titan, zbardhet raporti për faktorët kyç që shkaktuan fatalitetin

Tragjedia e nëndetëses Titan, zbardhet raporti për faktorët kyç që shkaktuan fatalitetin

Një raport tronditës prej 335 faqesh nga Bordi Hetimor i Marinës së Rojës Bregdetare të SHBA ka zbuluar se kultura toksike e punës te kompania private OceanGate ishte ndër faktorët kryesorë që çuan në shkatërrimin fatal të nëndetëses Titan, gjatë ekspeditës së saj drejt rrënojave të Titanikut në qershor të vitit 2023. Raporti nënvizon se “humbja e pesë jetëve ishte e parandalueshme”, duke renditur një sërë mangësish serioze në projektimin, certifikimin, mirëmbajtjen dhe inspektimin e nëndetëses. Në bord ndodheshin: Stockton Rush, themelues dhe drejtues i OceanGate, gjithashtu operator i nëndetëses; Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, anëtarë të një familjeje të njohur nga Pakistani; Hamish Harding; Paul-Henri Nargeolet, ekspert i Titanikut dhe pilot i nëndetëses. Hetimi zbuloi se kultura e punës te OceanGate ishte jo vetëm joprofesionale,...