Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi në vendin e punës, humb jetën shqiptari në Itali
👁12577
Një aksident i rëndë në vendin e punës është kthyer në tragjedi me pasoja fatale. Një 38-vjeçar shqiptar, banues prej vitesh në Castel Bolognese të Italisë, humbi jetën pasditen e së martës teksa punonte në një fermë bujqësore midis Solarolos dhe Castel Bolognese. Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar pasi nuk kishin më kontakt me të, shkuan në vendin e punës për ta kërkuar. Aty u përballën me një pamje tragjike. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim, por sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima është shtypur nga një makineri bujqësore. Për fat të keq,...