Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë (8 shtator), ku 4 persona punonjës të Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Bashkisë, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, dy punonjës të bashkisë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në terren. Sipas të dhënave të konfirmuara, mes viktimave është punonjësi i Bashkisë Tropojë, Muhamet Sylisufaj, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Pak më vonë, si pasojë e dëmtimeve të rënda nga goditja elektrike, ka ndërruar jetë në spital edhe punonjësi i dytë. Dy personat e tjerë të përfshirë në incident ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur punonjësit po kryenin ndërhyrje...
Burimi:
javanews.al