Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. “Informacion paraprak/Rreth orës 10:35, në rrugën “Egnatia”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasja B. Xh., rreth 88 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al