Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Spanjë! Qëndroi i mbyllur në një makinë për rreth katër orë, humb jetën fëmija 2-vjeçar për shkak të temperaturave të larta
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Valls të Katalonjës, në Spanjë, ku një fëmijë rreth dy vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi ka qëndruar i mbyllur për rreth katër orë në një makinë të parkuar, në mes të temperaturave përvëluese. Sipas raportimeve të agjencisë Efe, autoritetet po hetojnë mundësinë që fëmija të jetë harruar aksidentalisht nga babai i tij, i cili kishte shkuar në punë, duke e lënë makinën pranë kompanisë ku punonte. Temperaturat në zonë kishin kapur mbi 36 gradë Celsius, veçanërisht në orët 12:00-15:00, kur edhe besohet se fëmija ndodhej i mbyllur në automjet. Një kalimtar...