Tragjedi në SHBA: Pesë persona gjenden të vdekur në një banesë në Xhorxhia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin e Xhorxhias, në SHBA, ku pesë persona janë gjetur të vdekur brenda një banese, të gjithë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Policia u njoftua gjatë orëve të vona të natës për të shtëna me armë në një banesë në Robin Lane, në zonën e Touchton Woods. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën pesë persona të qëlluar me armë zjarri. Ekipet e emergjencës konstatuan vdekjen e të pestëve në vend. Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, një burrë mund të ketë qëlluar për vdekje katër personat e tjerë që ndodheshin në banesë dhe më pas ka vrarë veten. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e viktimave dhe as marrëdhëniet që ata kishin me njëri-tjetrin....
Burimi:
javanews.al