Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi në rrugën Prishtinë-Gjilan / Humb jetën një person, dy të tjerë plagosen
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën që lidh Prishtinën me Gjilanin. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri me dije se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete – dy vetura dhe një kamion. “Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri mjete. Për pasojë, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor,” deklaroi Ahmeti. Ajo shtoi se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. “Hetimin e...