Tragjedi në Prizren, humb jetën motoçiklisti – ja kush është viktima
Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e së mërkurës në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, në Prizren. Viktima është identifikuar si **Zekë (Afrim) Qenaj**, nga fshati Romajë. Sipas informacioneve të bëra publike, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së motoçikletës që drejtonte 32-vjeçari me një automjet. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 18:22. Sipas tij, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka mbërritur rreth orës 18:30. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit. “Bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasojë vdekjen. Viktima, Z.Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë i Komunës së Prizrenit, në momentin e aksidentit ishte...
Burimi:
lajme.al