Tragjedi në Pogradec/ Rrufeja i merr jetën çobanit dhe 20 bagëtive në Velçan

Tragjedi në Pogradec/ Rrufeja i merr jetën çobanit dhe 20 bagëtive në Velçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një rrufe fatale i ka marrë jetën një çobani dhe ka shkaktuar humbje të konsiderueshme në bagëti. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, dyshohet se 47-vjeçari L. Ç., i cili po ruante bagëtitë në malësi, është goditur për vdekje nga rrufeja. Ngjarja ndodhi gjatë një moti të keq me aktivitet të lartë elektrik. Përveç humbjes tragjike të jetës së çobanit, si pasojë e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta, duke sjellë dëme të mëdha për familjen e tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj fatkeqësie natyrore. Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, dyshohet...