Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Peru, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur pasi autobusi bie në përrua
Të paktën 15 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën të premten kur një autobus u zhyt në një përrua në rajonin qendror të Andeve të Perusë, thanë autoritetet shëndetësore. Sipas stacionit radiofonik RPP, më shumë se 60 persona ishin në bordin e autobusit që doli nga rruga në një zonë dredha-dredha dhe ra në një përrua 50 metra të thellë, sipas Associated Press. Autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Lima për në La Merced, në Amazonë. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Peru. Shumica e tyre i atribuohen shpejtësisë së tepërt, neglizhencës së shoferëve, pandëshkueshmërisë për shkelësit e...