Tragjedi në pallatin pesëkatësh/ Policia me njoftim zyrtar: 10 banorë të asfiksuar

Tragjedi në pallatin pesëkatësh/ Policia me njoftim zyrtar: 10 banorë të asfiksuar

Një shpërthim i fuqishëm në një apartament në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit ka shkaktuar dëme të rënda në një pallat, ndërsa një 82-vjeçare ka humbur jetën dhe 10 banorë të tjerë janë dëmtuar. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:45 ka rënë zjarr në banesën e një shtetasi me inicialet H. I., në katin e tretë të pallatit. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga grupi hetimor. Nga shpërthimi janë shembur mure të apartamentit dhe janë dëmtuar shkallët e ndërtesës. Viktima, një grua 82-vjeçare me inicialet H. B., banonte në të njëjtin pallat. Ndërkohë, 10 banorët e tjerë të dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes është kryer evakuimi i të gjithë...