Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në New York, në Shtetet e Bashkuara. Mes të plagosurve janë edhe shtatë fëmijë, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkurës, në lagjen Flatbush, në zonën e Brooklynit. Shkaqet e shembjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e katastrofës mbërritën ekipe të shumta zjarrfikësish dhe shpëtimi, të cilat nisën operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja. Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarrfikësit duke nxjerrë njerëz nga grumbujt e mbeturinave, duke i vendosur në barela dhe duke përdorur shkallët për...
Burimi:
javanews.al