Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Kimberly Powell, 48 vjeçe, zëvendëspresidente e sektorit të shëndetësisë në kompaninë Nvidia, është përfshirë në një skandal që mund të ndikojë në të ardhmen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Jensen Huang. Sipas gazetës “The New York Times”, Powell dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Huang. Ky është rasti i dytë që përfshin jetën private të themeluesit të Nvidia-s, i cili është i martuar me Lori Mills. Lajmi vjen në një moment kur Huang po përballet edhe me hetime lidhur me marrëdhëniet e tij me sipërmarrësen kineze Alice Huang, e dyshuar nga inteligjenca amerikane për lidhje me Pekinin. Kimberly Powell ka studiuar inxhinieri elektrike në Universitetin Northeastern në Boston. Karrierën e nisi në kompaninë Planar Systems, ku u angazhua në fushën e...