No Image Available

Tragjedi në minierën e Martaneshit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në një minierë në Martanesh, ku raportohet se një person ka humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes, ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin shkaqet dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.